top of page

Bismark merr një karton taktik, ja arsyeja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 31, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/2-89.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/bismark-i-demtuar.jpg

Sulmuesi i korçarëve Bismark nuk është aktivizuar në ndeshjen me Partizanin, kjo për faktin se ka qenë i dëmtuar dhe e kishte të pamundur të ndihmonte ekipin e tij. Por megjithatë ai ishte në pankinë gjatë gjithë kohës së ndeshjes.

Në një moment në pjesën e dytë e kemi parë të lërë pankinën dhe të drejtohet tek gjyqtari, duke e kontestuar për një faull. U duk pak e çuditshme, por nga sa analizohet më pas mësohet se ka qenë një veprim taktik i tij për t’u ndëshkuar.

Kjo ka një arsye dhe lidhet me faktin se ai kishte tre kartonë të verdhë dhe duke marrë këtë të katërtin nuk luan ndeshjen e radhës. Por, edhe po të mos kishte kartonin nuk do të luante, kështu që këtë javë ai e kalon edhe dënimin dhe më pas do të jetë gati me zero kartonë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page