COD organizon ”Personazhe në Fokus", me aktoren korçare Zamira Kita
- Korca Boom
- Mar 28
- 1 min read
COD organizon ”Personazhe në Fokus", me aktoren korçare të përmasave kombëtare Zamira Kita.
Në një atmosferë mikpritëse, të rinjtë dhe studentët që ëndërrojnë të bëhen pjesë e botës së aktrimit patën mundësinë të dëgjonin përvojat e pasura të aktores, rrugëtimin e saj dhe eksperiencat si drejtuese e Teatrit të Korçës.
Ajo inkurajoi studentët të vazhdojnë të zhvillojnë talentin e tyre dhe të kontribuojnë në pasurimin e jetës teatrale, duke u angazhuar në krijimin e mundësive për të ardhmen e kulturës shqiptare.
“KORÇA BOOM”