top of page

Dean Liço dhe FC Igdir rikthehen te fitorja/ Korçari vlerësohet me notën 7.0

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 21, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/463927254_18424281961073822_8829921715468993284_n.jpg

Më së fundi korçari Dean Liço dhe skuadra e tij FC Igdir janë kthyer te fitorja. Pas disa javësh me rezultate negative, Igdir ditën e djeshme arriti të fitonte me rezultatin minimal 1-0.

Edhe dje Deani luajti si titullar si zakonisht nga minuta e parë, ndërkohë që vlen të theksohet se në minutën e 44-r u ndërshkua me karton të verdhë dhe në minutën e 79-të u ndërrua nga stafi teknik nga fusha e lojës.

Për 79-të minuta aktivizimi, Liço u vlerësua me notën 7.0, ndërkohë që kujtojmë se Dean ka qenë titullar në 9 javë të luajtura deri tani në kategorinë e parë turke.

Igdir, skuadra e korçarit renditet në vendin e 5-të në këto momente me 14 pikë, 4 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje, ndërkohë që vendi i parë është 5 pikë larg.

Dean Liço vazhdon të bëjë paraqitje të shkëlqyera dhe sigurisht që kjo të gëzon, pasi është korçari i vetëm që luan në Turqi. Deani është titullar dhe lider te Igdir. Suksese Dean!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page