top of page

Deklarojnë vajzat që hapën faqen anonime në Korçë: Mesazhet na vinin nga njerëz anonimë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 9
  • 1 min read

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i dy vajzave që krijuan faqen anonime në Korçë, e cila shpërndante mesazhe denigruese, përfshirë dhe foto e video nudo të të rinjve në qytet. Për afro 5 ditë, kjo faqe e administruar nga dy vajza 17 dhe 19 vjeçare ka “terrorizuar” minorenet, kryesisht të moshës 14-16 vjeç. Përpara oficerëve të policisë gjyqësore, të dyja vajzat kanë pranuar se kanë krijuar këtë faqe ne rrjetet sociale e gjithashtu kanë pranuar se mesazhet vinin në këtë faqe nga persona anonimë. ​ Policia ka ngritur akuzën e “pornografise me të mitur”, akuzë që shkon deri në 7 vite heqje lirie. Të dyja vajzat pritet të dalin para togave të zeza për të mësuar dhe masën e sigurisë ndaj tyre.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page