top of page

DEVOLL/ Konkurs letrar për esenë më të bukur me temën “Pse e dua librin?”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 24, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/1-58.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/5-36.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/3-55.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/2-65.jpg

Muaji Tetor është muaji i letërsisë, i cili mbart peshën e kolosëve të letrave shqipe, me emocione vargjesh! Jehona e këtij muaji mund dhe rrëzon barrierat e kufijve në të gjithë botën, si motivim për të kthyer sytë nga libri sepse libri flet përherë e më tepër me gjuhën e secilit. Në kuadër të këtij muaji, Biblioteka e Qytetit në bashkëpunim me shkollat “Hasan Bitincka”, Bitinckë, “Ismail Gjata”, Cangonj, “Nevruz Gjoza”, Poloskë, zhvilluan një konkurs letrar për esenë më të bukur me temën “Pse e dua librin?”.

Nxënësit shpalosën botën e tyre në çdo ese të interpretuar nga vetë ata. Në përfundim fituesit u pajisën me nga një certifikatë, sigurisht pa munguar dhe librat si dhuratë për ta.

Shkolla “Nevruz Gjoza” u vlerësua me çmimin e parë me nxënësen Sidorela Hibo.

Shkolla “Hasan Bitincka” u vlerësua me dy çmime, çmimi Inkurajues me nxënësin Leonel Sllogu dhe çmimin e dytë me nxënësen Injelda Sllogu.

Shkolla ” Ismail Gjata” u vlerësua me çmimin e tretë me nxënësen Kserana Shëpi.

Libri është dhe do të mbetet busulla orientuese për këdo, në dekada e në shekuj!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Recent Posts

See All
Përse 7 Marsi është caktuar dita e mësuesit?

<p>7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar në shumë vende të botës, duke përkujtuar rolin e jashtëzakonshëm që kanë mësuesit në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë. Dita e Mësuesit është

 
 
bottom of page