Devolli detyrim me përcaktim të fitojë në të kundërt...
- Korca Boom
- Apr 6
- 1 min read
Ekipi i Devollit sot luan fatet e vendit të tretë, objektiv që ata duhet ta realizojnë jo vetëm për të siguruar vendin e tretë, por edhe për të pasur më shumë mundësi në fazën e "play-off-it." Kjo, pasi vendi i tretë luan me vendin e katërt dhe ndeshjen e parë e ka në fushën e tij.
Tani që edhe ekipi i Tomorit fitoi ndaj Maliqit, janë beratasit që kanë zënë vendin e tretë, por një fitore e devollinjve e bën të pavlefshme këtë fitore të Tomorit.
Devollinjtë luajnë ndaj Këlcyrës, një vështirësi kjo ndaj këtij ekipi, pasi luajnë për t'u larguar nga zona që është e rrezikuar dhe kanë nevojë për një fitore për të siguruar mbijetesën ose për të arritur fazën e dytë.
Por pavarësisht këtyre fakteve, çdo ekip bën detyrën e vet, dhe duke qenë se të dy ekipet në këtë ndeshje të fundit vendosin shumë për ecurinë e tyre, pritet të shohim një ndeshje të luftuar nga të dy ekipet. Kjo, natyrisht, është për t'u parë, por besohet se devollinjtë do ta dalin me sukses në këtë ndeshje të fundit të kampionatit.
"KORÇA BOOM"
