Devolli e pëson nga disiplina, merr ndëshkim…
- Mar 29, 2025
- 1 min read
Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar ekipin e Devollit dhe më konkretisht portierin e tyre, Agudelo Gavizia Juan Diego, duke e pezulluar për tre ndeshje. E gjithë kjo ka ndodhur pas ndeshjes me Luftëtarin, ku në minutat e fundit të takimit, gjyqtari ndëshkoi portierin për veprime antisportive ndaj spektatorëve.
Në fakt, deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe dy ndeshje, por shumë shpejt Devolli do të kalojë në fazën e play-off-it, ku shpresojnë të ngjiten një kategori më lart. Megjithatë, ky pezullim i Diegos sjell shqetësim, pasi ai ishte një pikë e fortë për Devollin.
Kështu, trajneri Meraku do të ketë nevojë të shikojë nga pankina për ta mbajtur ekipin të fortë, por do ta ketë të vështirë të gjejë zëvendësuesin e duhur për portën.
E vetmja mundësi dhe shpresë është që pas përfundimit të dy javëve të para, nëpërmjet pagesës, t'i falet ndeshja e tretë dhe Diego të rikthehet në portë. Megjithatë, ky proces do të rëndojë edhe më shumë në arkën e klubit të Devollit, duke pasur parasysh se edhe më parë ka pasur një pagesë të ngjashme në fazën e parë, kur ai mori një ndëshkim tjetër.

“KORÇA BOOM”















