Devolli gëzohet për pikët, por jo për lojën
- Korca Boom
- Jan 26
- 2 min read
Ekipi i Devollit ka bërë detyrën e tij, kur ka mundur në Bilisht ekipin e Turbinës, një ndeshje e luftuar nga të dy ekipet, ku, në të vërtetë, Turbina ishte shumë herë më mirë se në ndeshjen e fazës së parë.
Devolli, nga ana tjetër, me disa përforcime, tregoi se do të luftonte fort për realizimin e objektivit të tij. Edhe pse morën tre pikë, mund të thuhet se loja e Devollit nuk ishte nga më të mirat që kanë zhvilluar gjatë fazës së parë.
Kjo ndodhi edhe për shkak se futbollistët e afruar kishin nevojë për pak kohë që të njiheshin më mirë me lojën e njëri-tjetrit dhe për më shumë, në këtë takim mungesa e Hasës në mesfushë bëri që loja të mos ishte ajo që Devolli ka treguar më parë.
Duhet pranuar se edhe nga ana psikologjike, për të marrë më shumë se një fitore, futbollistët u dukën më pak të lirë në lojën e tyre. Këtë e tregojnë edhe rastet për shënim që ishin të pakta, ndërsa momenti i golit u zgjidh shumë mirë nga Ago, i cili u tregua i qartë dhe i saktë në finalizim. Gjithsesi, edhe fitore të tilla janë të bukura pasi Devolli ka marrë tre pikë me shumë vlerë dhe shikon para me një qetësi për takimin e radhës.
This happened partly because the newly joined players needed some time to get used to each other’s playstyle, and moreover, the absence of Hasa in midfield made the game different from what Devolli had previously shown. However, it must be acknowledged that, psychologically, to achieve more than just a win, the players appeared less free in their play. This is reflected in the few chances they created, while the moment of the goal was well executed by Ago, who was clear and precise in the finish. Nevertheless, even wins like this are beautiful because Devolli earned three valuable points and looks ahead with confidence for the next match.
“KORÇA BOOM”