Devolli humbjen ja faturon gjykimit tendecioz
- Korca Boom
- Mar 9
- 2 min read
Tomori – Devolli 2-1
Devolli ka luajtur një ndeshje karakteri ndaj Tomorit, një takim që realisht ka treguar se devollinjtë ishin më superiorë. Këtë e tregon edhe kronika e lojës, ku shtylla dhe tranversa ndaluan devollinjtë, por jo vetëm kaq. Sipas ekzekutivit Ermir Lukra: “Ishte fat që edhe goli që shënuam erdhi nga 30 metra, pasi po të ishim në zonë, gjyqtari do të na jepte pozicion jashtë loje, ashtu siç na ka bërë gjatë gjithë lojës. Është për të ardhur keq për këto gjykime që nuk të lënë të luash futboll. Ky gjykim është i pa tolerueshëm dhe na ka ndëshkuar jo vetëm ne, por edhe gjithë tifozët tanë që ishin në Berat.”
Duke ndjekur rjedhën e lojës, në pjesën e parë vendasit kaluan në avantazh me një gol të shënuar nga Oulare në minutën e 5-të. Po ky futbollist humbi një penallti, pasi portieri i devollinjve e priti. Më pas, në të dytën, devollinjtë barazuan në minutën e 77-të me golin e Nallbatit dhe më pas, në minutën e 88, ishte Skënderaj që përfitoi nga një rëmujë në zonë për të shënuar golin e fitores.
Një humbje që i zbret devollinjtë në një shkallë më poshtë, por që tregon se ekipi mund të rikuperohet, duke pasur parasysh ndeshjen që pason, ndaj ekipit të vendit të tretë.
This is also reflected in the match’s summary, where the post and the crossbar stopped the Devolli team, but not only that. According to the executive Ermir Lukra: “It was a stroke of luck that the goal we scored came from 30 meters, because if we were in the box, the referee would have given us an offside, just like he did throughout the entire game. It’s disappointing to see such refereeing decisions that don’t let you play football. This kind of refereeing is unacceptable and has punished not just us, but all of our fans who were also in Berat.”
“KORÇA BOOM”