Devolli kërkon të “blindojë” vendin e tretë
- Korca Boom
- Mar 18
- 1 min read
Devollinjtë janë në rrugën e duhur që mund të kërkojnë një kategori më lart me fazën e dytë, pra play-off, kjo sepse tashmë është shumë e vështirë të pretendojnë për vendin e parë, që ngjit e direkt në kategorinë e parë.
Sipas formulës, ekipi i vendit të parë ngjitet direkt dhe duke parë pikët, Luftëtari dhe Oriku janë në garë për këtë pozicion. Devolli, pas fitores me ekipin e Maliqit, është në vendin e tretë të renditjes me 31 pikë. Është e vështirë të arrihet Oriku i vendit të dytë, pasi ka 44 pikë, por ajo që është objektivi i devollinjve është vendi i tretë.
Për momentin, janë dy ekipe që i ndjekin nga pas me nga një pikë më pak: Tomori dhe Butrinti. Por këto dy ekipe kanë nga një ndeshje më shumë dhe kjo do të thotë se Devolli ka komoditetin për t’u mbrojtur në këtë pozicion.
Jo më kot devollinjtë e duan këtë vend, pasi në fazën e play-off do të ndeshen me ekipin e vendit të katërt, por avantazhi është se do të luajnë në fushën e tyre dhe kjo i jep përparësi.
“KORÇA BOOM”