Devolli në kërkim të rezultateve pozitive nga java në javë
- Korca Boom
- Nov 3, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/devolli-miqesore.jpg
Ekipi i Devollit është duke zhvilluar stërvitjet e veta në një atmosferë shumë pozitive dhe kjo lidhet me faktin se vjen në ndeshjen e radhës me një fitore bindëse ndaj Orikut. Sot devollinjtë do të udhëtojnë për t’u ndeshur me ekipin e Shkumbinit, një ndeshje transferte, por të paktën deri më tani, ata kanë treguar se ua kanë marrë dorën transfertave.
Kështu së pari kanë marrë katër pikë në dy ndeshje, me një barazim në Cërrik dhe një fitore në Delvinë. Këtë kërkojnë të bëjnë edhe sot dhe kjo bëhet e besueshme edhe për atë se grupi do të jetë i plotë dhe trajneri Trifon Meraku, së bashku me të tijtë është shumë optimist se do të dinë të zhvillojnë një ndeshje të bukur dhe nuk do t’u mungojë rezultati.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”