DEVOLLI të shtunën “play-off”-in ndaj Tomorit në Berat!
- Korca Boom
- Apr 7
- 1 min read
Pas përfundimit të kampionatit kombëtar të kategorisë së dytë për Grupin B është Devolli skuadra që do të vijojë më tej rrugëtimin e vet, teksa do të luajë ndeshjen e “play-off”-it.
Në bazë të asaj që është përcaktuar qysh në startin e këtij kampionati, vendi i tretë në renditje që është Tomori do të ketë përballë skuadrën e vendit të katërt, Devolli.
Humbja e fundit në Këlcyrë u kushtoi devollinjve që kishin mundësi të luanin në shtëpinë e tyre këtë ndeshje të “play-off”-it, por tashmë që janë një vend më poshtë do të duhet që këtë përballje ta luajnë në transfertë.
Ndeshja do të luhet të shtunën e 12 prillit dhe do të startojë në orën 15:00. Pavarësisht se është një ndeshje teke transferte dhe vendos fatet e vazhdimit apo jo, Devolli do të udhëtojë drejt Beratit për të kërkuar rezultat pozitiv.
Suksese ditën e shtunë Devollit!
“KORÇA BOOM”
