top of page

Devolli tregoi forcë, por gjykimi është kontestuar…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 9
  • 2 min read

Ekipi i Devollit ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë në Bilisht, aty ku përballë kishte ekipin e Delvinës, i cili tregoi se ishte një ekip shumë i fortë dhe me futbollistë cilësorë, si dhe një skuadër që tregoi dorën e trajnerit në aspektin taktik. Gjithsesi, Devolli tregoi se ishte një hap para kundërshtarit, edhe pse ndaj këtij ekipi janë dhënë dy penallti. Devollinjtë kanë gjetur forcë për të barazuar nga dy herë disavantazhin.

Megjithatë, nuk kanë munguar edhe kontestimet, veçanërisht për penalltinë e parë. Sipas devollinjve, ishte një aksion nga e djathta, ku dukshëm futbollisti që futi topin në lojë ishte në pozicion jashtë loje.

Gjithsesi, asistenteja Emanuela Rustaj, edhe pse ishte pranë aksionit, lejoj që loja të vazhdojë. Ky moment është kontestuar fort nga bilishtarët, por në fund ata janë bindur për vendimin. Ka qenë trajneri Trifon Meraku, i cili ka deklaruar pas ndeshjes: “Ekipi ka treguar grintë dhe dëshirë për lojë. Kemi luajtur në kushte disavantazhi, por aty kemi treguar edhe më shumë se çfarë mund të bëjmë. Kam kontestime për penalltinë e parë për pozicion jashtë loje. Kemi pasur dy mungesa në këtë takim dhe Topllari kaloi me një gjendje gripale. Gjithsesi, ne do të shikojmë para për kërkimin e realizimit të objektivit.”

Nevertheless, there were also contestations, especially regarding the first penalty. According to the Devolli team, it was an action from the right side, where the player who sent the ball into play was clearly in an offside position.

However, assistant referee Emanuela Rustaj, despite being close to the action, allowed the game to continue. This moment was strongly contested by the Bilisht team, but in the end, they accepted the decision. It was coach Trifon Meraku who declared after the match: “The team showed grit and a desire to play. We played under disadvantageous conditions, but there we showed even more than what we can do. I have objections to the first penalty for the offside position. We had two absences in this match, and Topllari was dealing with a flu condition. Nevertheless, we will look ahead to continue pursuing our objective.”

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page