Devollinjtë analizojnë humbjen, drejtuesit kanë kritika
- Korca Boom
- Feb 24
- 2 min read
“Duhet të ishim treguar më të qetë dhe të mos ishim nervozë në lojë. Duhet të kishim menaxhuar më mirë situatat e lojës dhe rastet e krijuara.” Këto janë fjalët e ekzekutivit të devollinjve, Ermir Lukra, të thëna pas humbjes me Orikun në transfertë.
Devollinjtë zhvilluan një pjesë të parë të mirë, ku kishin disa mundësi edhe për barazim, me Lipon që pati dy momente të mira. Në pjesën e dytë, ekipi ishte i paqartë për atë që kërkonte dhe si e kërkonte, duke lënë shumë hapësira pas. Kjo ka ardhur për një arsye që Lukra e ka shpjeguar: “Na ka dëmtuar shumë kartoni i kuq i Nallbatit, atje ku gjyqtari duhet të ishte treguar më i kujdesshëm. Po ashtu, do të shtoja edhe faktin se kishim disa futbollistë me gjendje gripale dhe madje disa janë skualifikuar për të qenë në lojë.”
Devollinjtë do të luajnë këtë fundjavë kundër Shkumbinit, në një ndeshje ku duhet të arrihet fitorja, pasi gjithçka është edhe më e vështirë për t’u luftuar te ekipet e kreut. Megjithatë, devollinjtë, duke pasur parasysh situatën e renditjes, duhet të kapin vendin e tretë, që do të ishte brenda pritshmërive të momentit.
Devolli team played a good first half, where they had some opportunities for a draw, with Lipo having two good moments. In the second half, the team was unclear about what they were looking for and how they were going about it, leaving a lot of space behind. However, this came for a reason that Lukra explained: “We were heavily affected by Nakllbati’s red card, where the referee should have been more careful. Also, I would add that we had several players in poor health with flu symptoms, and some were even disqualified from being able to play.”
Devolli will play this weekend against Shkumbini in a match that they must win, as everything becomes even harder when fighting against teams at the top. However, considering the current situation in the standings, Devolli must reach third place, which would be within the expectations at this time.
“KORÇA BOOM”