top of page

Devollinjtë humbën, por golat nuk pasqyrojnë lojën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 3
  • 2 min read

Devolli ka pësuar një humbje në Sarandë, dhe megjithëse ka pësuar një humbje me katër gola, kjo nuk flet aspak për atë që ka dhënë Devolli në fushën e lojës. Ishte një ndeshje që devollinjtë e dominuan në pjesën më të madhe të lojës, duke luajtur mjaft mirë, por vendosën disa episode që përcaktuan rezultatin.

Kështu, goli i parë erdhi në minutën e parë për shkak të një pakujdesie të portierit. Më pas, Devolli u hodh në sulm dhe ishte shumë afër golit të barazimit, me dy momente: kur Torollari goditi shtyllën dhe Topllari shpëtoi duke kaluar përmes portierit, por një mbrojtës i Sarandës e largoi topin në vijën fatale. Ky ishte aksioni i kundërsulmit të sarandiotëve, që realizuan golin e dytë.

Në pjesën e dytë, Saranda shënoi një gol në minutën e parë dhe më pas rezultati shkoi në 3-0. Devolli ishte totalisht në sulm dhe pati disa raste, duke zhvilluar lojën vetëm në gjysmën e fushës së kundërshtarit, por portieri vendas ishte hero i këtij takimi. Kjo u pa në momentet kur Kapllani dhe Topllari kishin mundësi të shënonin, por nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës.

Natyrisht, duke parë këtë situatë, trajneri Meraku bëri disa zëvendësime, por pa ndryshuar rrjedhën e lojës. Në minutën e katërt të shtesës, sarandiotët shënuan golin e katërt.

Një humbje që nuk i largon devollinjtë nga pozita e tyre në renditje, megjithatë kjo ndeshje i ka shkëputur pak nga kreu i renditjes, ku ndodhet Luftëtari.

In the second half, Saranda scored a goal in the first minute and then the score went to 3-0. Devolli was totally in attack and had several chances, playing exclusively in the opponent’s half, but the home goalkeeper was the hero of the match. This was seen in moments when Kapllani and Topllari had chances to score but couldn’t find the back of the net.

Naturally, seeing this situation, coach Meraku made several substitutions, but without changing the course of the game. In the fourth minute of extra time, Saranda scored the fourth goal.

A loss that does not take Devolli out of their position in the standings, but this match has distanced them a bit from the top of the table, where Luftëtari is in first place.

“KORÇA BOOM””

 
 
bottom of page