Devollinjtë mision të vështirë ndaj Orikut, por jo të pamundur..
- Korca Boom
- Oct 24, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/devolli-foto-zyrtre.jpg
Pas një jave pushimi Devolli rikthehet në fushë dhe do të ketë një ndeshje në fushën e vet ku përballë ka ekipin e Orikut. Ekipin që kryeson por kjo nuk do të thotë aspak se janë kundërshtarë që nuk mund të munden dhe aq më tepër kur Devolli po reflekton një gjendje shumë të mirë me tre rezulatet pozitive, por pikët këtë herë duhen më shumë se kurrë.
Trajneri Trifon Meraku konfirmon se po punohet fort për këtë ndeshje dhe sipas tij: “Ne luajmë si të barabartë me çdo kundërshtar qoftë edhe në fillim të tabelës, ne e kërkojmë kreun dhe kjo do të vijë duke mundur çdo ekip rival. Besoj se dhe me mbështetjen e spordashësve tanë ne do ja dalim me një fitore, por gjithnjë duke punuar shumë në fushën e lojës dhe duke sakrifikuar”.
Devolli ka pesë pikë me dy barazime dhe një fitore që realisht i japin të drejtën të tregojë se është një ekip që di të marrë rezulatete shumë pizitive.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”