Dhe telashet s’kanë të sosur për Skënderbeun, dy dëmtime të radhës
- Nov 2, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/Randi-1.jpg
Shtohen të dëmtuarit tek Skënderbeu, një numër që është rritur gjatë ditës së sotme. Kështu është Randi i cili nuk mund të luajë dot për takimin e radhës. Nga sa është mësuar mbrojtësi ka problem në gju, ku ka shumë mundësi t’i ketë mbledhur gjak dhe kjo e ndërlikon shumë situatën e futbollistit.
Në këtë mënyrë Gvozdenoviç duhet menjëherë të gjejë të duhurin në qendër të mbrojtes. Rikthehet Prençi dhe kjo jep qetësi, por duhet i dyti dhe ky do të jetë mes Vaskes dhe Ramos, ama kjo akoma nuk është vendosur.
Një tjetër futbollist që ka dëmtim është edhe Çuçka, i cili ka laujtur si titullar në ndeshjen me Partizanin dhe atje ka pësuar një dëmtim në pulpë dhe e ka të vështirë të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme. Akoma nuk është vendosur se kush do ta zëvendësojë, por ka shumë mundësi që të ndryshohet skema dhe të mos luhet me tre sulmues.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”


















