Ditë e veçantë për volejbollin/ Kapitenia e Skënderbeut feston përvjetorin…
- Korca Boom
- Dec 10, 2024
- 1 min read
Sot është një nga ditët më të bukura dhe të veçanta për kapitenen e Skënderbeut, Elena Bego. Pikërisht sot më 11 dhjetor, Elena mbush plot 30-vjeçe dhe është një përvjetor shumë domethënës për korçaren e rrjetës. Sigurisht që kjo ditëlindje e gjen Begon në një formë të jashtëzakonshme dhe jo më kot është liderja e Skënderbeut në volejboll për femra.
Elena Bego ka lindur më 11 dhjetor 1994 dhe për të sot urimet do të jenë të shumta. Gjithmonë një kapitene është e rëndësishme për ekipin dhe e tillë është edhe Elena, vajza që drejton Skënderbeun brenda dhe jashtë fushës. Ka fituar trofe të shumtë me Skënderbeun, tituj kampionë dhe sigurisht që edhe në këtë vit përvjetori vetë Elena është gati të përsëritë sezonin e kaluar me të gjitha trofetë e fituar.
Vajzat e ekipit, stafi teknik sigurisht që sot i kanë përgatitur surprizën e madhe Elenës në këtë 30 vjetor, ndërkohë që të gjithë do ta uronin në këtë ditë të shënuar kapitenen e Skënderbeut.
Edhe portali “Korça Boom” gjen rastin ta urojë Begon: Edhe 100 kapitene dhe sa më shumë suksese me fanelën e Skënderbeut!
Today is one of the most beautiful and special days for Skënderbeu’s captain, Elena Bego. On this December 11th, Elena celebrates her 30th birthday, marking a highly significant milestone for the Korçë-born volleyball star. This special day finds Bego in exceptional form, reaffirming her position as the undisputed leader of Skënderbeu’s women’s volleyball team.
“KORÇA BOOM”