Dje do të festonte 78 vjetorin e lindjes kolosi Roland Trebicka!
- Korca Boom
- Jan 14
- 2 min read
Roland Trebicka (13 janar 1947 në Korçë – 6 mars 2013 në Tiranë) ishte një aktor shqiptar i nderuar me çmimin Artist i merituar.
Roland Trebicka lindi në Korçë në 13 Janar në vitin 1947. Kreu shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në vendlindje.
Kur ishte i ri punoi si aktor në Estradën profesioniste te SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore) ose shkurt “Estrada e Ushtarit”. Gjatë këtyre viteve në këtë trupë profesioniste debutuan edhe aktore te tjere te cilet me vone do te beheshin te famshem ne fushen e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koco Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj. Në vitin 1971 u bë pjesë e Teatrit Kombëtar (i njohur atëherë si Teatri popullor). Punoi në Teatrin Kombëtar deri më 1999. Pas një përvoje tri vjeçare me kompaninë “Publimedia”, u rikthye në Teatrin Kombëtar.
Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë Pallati 176. Mjeshtria e tij në këtë rol ndikoi fort që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë. Edhe sot, me 500 shfaqje në shtatë vjet, me dhjetra transmetime TV dhe dhjetra mijë kopje videokasetash të shitura, “Jovan Bregu” është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm. Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”)…. tek “Një burrë me trandafil”. Në vitin 2002, për rolin e Rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kantidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro.
Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden Ëndërr për një karrige (Vaska) dhe Koncert në vitin 1936 (Nesti).
Në vitin 2011 u sëmur rëndë nga një sëmundje në mushkëri që e detyroi të rrijë larg skenës rreth dy vjet.
Është nderuar me titullin Artist i merituar dhe Qytetar nderi i Korçës. Vdiq nga kanceri në mushkëri më 6 mars 2013.
Roland Trebicka (January 13, 1947, in Korçë – March 6, 2013, in Tirana) was an Albanian actor honored with the title of “Merited Artist.”
Roland Trebicka was born in Korçë on January 13, 1947. He completed his secondary education at the “Raqi Qirinxhi” high school in his hometown.
In his youth, he worked as an actor in the professional troupe of the SHQUP (Central House of the People’s Army) or, briefly, the “Soldier’s Estrada.” During these years in this professional troupe, other actors who later became famous in stage and television comedy, such as Aleko Prodani, Koço Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Çekja), Mehdi Maljak, Behar Mera, and others, also began their careers.
In 1971, Trebicka joined the National Theatre (then known as the People’s Theatre). He worked at the National Theatre until 1999. After a three-year experience with the “Publimedia” company, he returned to the National Theatre.
“KORÇA BOOM”