top of page

Drejtuesit korçarë mes “kërbaçit” dhe “kulacit”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 15
  • 1 min read

Ekipi i Skënderbeut është duke u përgatitur në Durrës, në kuadër të ndeshjes së radhës kundër Tiranës ditën e dielë. Ekipi, nën drejtimin e Gjokës, në fushën stërvitore po merr maksimumin e mundshëm dhe trajneri është duke punuar fort me të tijtë.

Por situata në të cilën ndodhet ekipi e ka detyruar presidentin Ardian Taklaj të bëjë takime të shumta me ekipin, ku natyrisht është treguar shumë kërkues ndaj tyre, duke ngritur edhe tonet për të ndryshuar renditjen.

Nga ana tjetër, ai ndjek çdo stërvitje të ekipit dhe është pranë futbollistëve, duke u dhënë besimin e tij se ky ekip do të reagojë, duke zhvilluar edhe biseda miqësore me futbollistët dhe duke diskutuar se si do të dilet nga kjo gjendje.

Pra, Takaj, si një njohës i mirë i momenteve të vështira, di shumë mirë të komunikojë me të tijtë, duke u kërkuar llogari deri në një pikë, por edhe duke i mbështetur. Një situatë që edhe vetë futbollistët duhet ta kuptojnë dhe të marrin përgjegjësi, sidomos ata të formacionit bazë.

On the other hand, he follows every team training session and is close to the players, giving them his trust that the team will react, holding friendly conversations with the players and discussing how to get out of this situation.

Thus, Taklaj, as someone who understands difficult moments well, knows how to communicate with his players, holding them accountable to a certain extent but also supporting them. This is a situation that the players themselves need to understand and take responsibility for, especially those in the starting lineup.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page