top of page

Dy ekipet e mestabelës sot në Maliq

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 9
  • 1 min read

Një ndeshje mes të barabartëve do të luhet sot në Maliq, atje ku ekipi vendas do të presë ekipin e Delvinës. Kjo është një ndeshje që të dy ekipet duan ta fitojnë për të forcuar pozitat në mes të tabelës. Ky është motivi i vetëm që ata kanë, pasi janë larg zonave si të fillimit të tabelës, ashtu edhe fund tabelës.

Maliqarët luajnë para sportdashësve të vet dhe ata presin të marrin një fitore, kjo edhe për faktin se, nëse kjo ndodh, ata e kalojnë ekipin e Delvinës, që ka më shumë pikë se ata në tabelë.

Maliqarët kanë treguar në këtë fazë të dytë se janë rritur shumë në lojën e tyre dhe, për pasojë, pikët nuk i kanë munguar, edhe pse kanë pasur humbje sidomos në ndeshjet në transfertë. Por tani luajnë në fushën e tyre dhe kanë mundësi për një fitore.

A match between two evenly matched teams will be played today in Maliq, where the home team will host the team from Delvina. This is a match both teams want to win in order to strengthen their positions in the middle of the table. This is their only motivation, as they are far from both the top and the bottom zones of the table.

The Maliq team plays in front of their own fans, and they are hoping to get a victory. This is especially important because, if they win, they will surpass the Delvina team, which currently has more points than them.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page