Dy sportistë korçarë marrin pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore
- Korca Boom
- Feb 22
- 2 min read
Shqipëria do të përfaqësohet për herë të parë në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore. Në një ceremoni speciale në Qendrën COD në Kryeministri, u prezantuan 6 sportistë më aftësi të kufizuara intelektuale, 3 djem dhe 3 vajza që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Torino 2025.
Mikpritësi i këtij eventi të rëndësishëm, Drejtori Kombëtar i Special Olympics Albania, Roland Hysi, e cilësoi këtë një moment historik për Shqipërinë. Presidenti i KOKSH z. Fidel Ylli, i ftuar në këtë aktivitet përgëzoi të gjithë drejtuesit e Special Olympics që prej themelimit, ndërsa veçoi punën e shkëlqyer nga Roland Hysi dhe ekipi i tij.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Ogerta Manastirliu, konfirmoi mbështetjen e Qeverisë për të qenë sa më pranë këtyre kampionëve. Në emër të Bashkisë së Tiranës aktivitetin e përshëndeti nën/Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi. Presidenti i Coca Cola Bottling Albania, Luca Busi u shpreh se ka qenë një privilegj mbështetja për Special Olympics dhe përshendeti sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këto Lojëra.
Lojërat Olimpike speciale Dimërore do të mbahen në Torino nga data 8-15 mars
The host of this important event, the National Director of Special Olympics Albania, Roland Hysi, called it a historic moment for Albania. The President of the Albanian National Olympic Committee, Mr. Fidel Ylli, who was invited to the event, congratulated all the leaders of Special Olympics since its founding, highlighting the excellent work of Roland Hysi and his team.
The Minister of Education and Sports, Mrs. Ogerta Manastirliu, confirmed the Government’s support to be as close as possible to these champions. On behalf of the Municipality of Tirana, the activity was greeted by the Deputy Mayor of Tirana, Mr. Andi Seferi.
The President of Coca-Cola Bottling Albania, Luca Busi, expressed that it had been a privilege to support Special Olympics and congratulated the athletes who will represent Albania at the Games.
The Special Olympics Winter Games will be held in Turin from March 8 to 15.
“KORÇA BOOM”