top of page

Dy trajnerë serbë në pankina/ Fiton Aleksandri…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 31, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/900-0-1730311861xscreenshot-2-930.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/st-22.jpg

Ndeshja e djeshme rezervoi edhe një të veçantë, kjo lidhej me trajnerët, të dy si Ivan Gvozdenoviç dhe Aleksandër Veselinoviç vijnë nga i njëti shtet, të dy janë nga Serbia.

Po të shikoje me kujdes të dy kishin pothuajse të njëjtën mënyrë loje, si në vendosje ashtu edhe në interpretimin e lojës, por në momente të caktuara edhe me ndonjë ndryshim të vogël, por e përgjithshmja ishte në një mentalitet.

Por me sa duket ajo që bëri edhe diferencën lidhej me faktin se Partizani kishte lojtarë më me cilësi, me të fortë në lojë dhe mjaft me përvojë. Trajneri Veselinoviç kishte deklaruar se edhe një pikë në Korçë do të ishte e artë për të, por ai mori më shumë dhe kënaqesia shprehej qartë në fytyrën e tij pas përfundimit të ndeshjes.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page