E FUNDIT/ Humbja me Vllazninë i “vë kapak”, Nevil Dede jep dorëheqjen nga Bylis: Ja kam komunikuar presidentit…
- Korca Boom
- Feb 9
- 2 min read
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylisit e vlefshme për javën e 24-të të Superiores ka përfunduar me fitoren e shkodranëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, u mbyll 3-0 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i ballshiotëve, Nevil Dede.
“Më duket sikur shof të njëjtën ndeshje. Mundohen gjithmonë që të punojnë, i falenderoj. Por duhet më shumë personalitet dhe karakter. Mënyra si pësojmë golat, të vjen shumë keq. E rëndësishme është që të gjithë lojtarët janë të gatshëm fizikisht. Që pas Laçit diçka nuk shkon me skuadrën. Të flas shumë me pjesën taktike, kur je i barabartë me çdo kundërshtar… Mundohem të analizoj veten dhe skuadrën tonë, meritat i takojnë edhe kundërshtarit. Leximi i disa situatave shumë të thjeshta bëri që ne të ndëshkoheshim.
Që në ditën e parë në Ballsh këto djem japin më të mirën. Mbi të gjitha duhet të falenderoj presidentin e klubit për suportin që më ka dhënë në çdo moment. Ajo që doja të thoja, kur ka nevojë për ndryshim kur mendon për përmirësimin, figura jam unë. Jo më larg se pas ndeshjes me Egnatian, bisedova me presidentin për më të mirën e këtij ekipi. Por për 3 ditë nuk mora dot atë çka duhej. Në këtë moment dua më të mirën për këtë skuadër. Ndryshimi do të sjellë përmirësim. Jemi në kohë, si klubi dhe presidenti për të marrë vendimin e duhur.
Unë ja kam thënë vendimin tim edhe presidentit. Falenderoj djemtë e ekipit për korrektësinë. Në gjendjen kur kemi filluar dhe ku jemi tani, kemi bërë shumë mirë. Mos të harrojmë se kishim shumë kundërshtarë të fortë përballë, çdo javë duhet të japësh maksimumin. Bylis skuadër e re me moshë të brishtë. Kam komunikuar dorëheqjen”, është shprehur Dede.
The match between Vllaznia and Bylis, valid for the 24th round of the Superiore, ended with a victory for the team from Shkodër. The match, played at the “Loro Boriçi” stadium, finished 3-0 in favor of the home team. After the game, the coach of Bylis, Nevil Dede, spoke about the match.
“It feels like I’m watching the same game over and over. The players always try their best, and I thank them for that. But we need more personality and character. The way we concede goals is very disappointing. The important thing is that all players are physically ready. Since the match against Laçi, something hasn’t been going right with the team. When analyzing tactics, when you’re equal to every opponent… I try to analyze myself and our team, but credit must also go to the opponent. The way we read some very simple situations led to us being punished.
“KORÇA BOOM”