E FUNDIT/ Mbyllen 45 minutat në Elbasan. Mësoni çfarë ka ndodhur!
- Korca Boom
- Feb 6
- 2 min read
Dinamo-Skënderbeu 0-0
Dinamo: Teqja, Hoxha, Zabërgja, Gudiabi, Vila, Bregu, Nani, Qefalija, Meksi, Aliji, Loran. Trajner: Ilir Daja
Skënderbeu: Alia, De Oliveira, Prençi, Merlim, Dumfur, Amadou Sabo, Janaqi, Çuçka, Zenullari (Shaqe 29′), Luquinhas, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka
Karton i verdhë: Alia
Dinamo dhe Skënderbeu luajnë ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë në Elbasan, ndërkohë që bardhekuqtë e nisën ndeshjen me disa ndryshime në fushë, për tu dhënë minuta edhe të rinjve që mbërritën pak ditë në këtë merkato dimërore.
Skënderbeu ka rastin e parë qysh në minutën e 2-të me anë të Bismark, që për pak sa nuk shënon, ndërkohë që Zabërgja i kundërpërgjigjet me të njëjtën “monedhë”, por është kaptieni Prençi që e bllokon.
Minutat e mëpasme janë të qeta dhe pa raste, për të ardhur e 16-ta minutë, ku Luquinhas dërgon një top të bukur në zonë, por askush nga sulmuesit nuk arrin ta shtyjë në kuadrat.
Dejvi Bregu për blutë ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi në të 26-ën minuta, por po kaq mjështërisht me grushtimin e topit është Marko Alia që shpëton një gol të sigurtë për të tijtë.
Minutat e mëpasme janë të qeta dhe pa shumë raste, ndërkohë që ekipet luajnë larg zonave të 16-të metrave.
Deri në fundin e pjesës së parë është Skënderbeu që krijon disa momente të mira, madje edhe këndore, por pa arritur të shënjestrojë portën e Dinamos. Përfundimisht 45 minutat e para 0-0.
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
2′ – Bismark ndez sirenat e alarmit që në fillim të ndeshjes, del përballë portës dhe nuk gjen dot kuadratin, duke mos shënuar një rast të pastër goli.
4′ – Zabërgja i afrohet golit. Prençi bllokon gjithçka dhe shpëton golin për blutë.
16′ – Luquinhas ul një top mjaft bukur dhe e dërgon në zonë, por Hoxha për Dinamon mbyll dhe largon rrezikun.
26’ – Goditje dënimi për Dinamon. Dejvi Bregu gjuan në një goditje dënimi dhe Marko Alia bën mrekulline me grushtimin e topit në këndore.
Skënderbeu has the first chance as early as the 2nd minute through Bismark, who nearly scores, while Zabërgja responds in kind, but captain Prençi blocks the attempt.
The following minutes are quiet, with no chances, until the 16th minute, when Luquinhas delivers a nice ball into the box, but none of the forwards manage to put it in the net.
Dejvi Bregu executes a masterful free-kick for the Blues in the 26th minute, but just as skillfully, Marko Alia punches the ball away, saving a certain goal for his team.
The minutes that follow remain calm, with both teams playing far from the 16-meter areas.
Until the end of the first half, Skënderbeu creates a few good moments, even winning some corners, but fails to target Dinamo’s goal. The first 45 minutes end in a 0-0 draw.
“KORÇA BOOM”