E FUNDIT/ Mbyllet pjesa e parë në Tirana-Skënderbeu. Ja çfarë ka ndodhur!
- Korca Boom
- Feb 16
- 2 min read
Tirana – Skënderbeu 0-0
TIRANA: Selmani, Vera, Dembele, Prengaj, Silva, Abah, Smaçi, Ernest, Meta, Kola, Zharmuni. Trajner: Bledi Shkëmbi
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Randi, Sabo, Estrela, Doka, Balaj, Franklin, Shaqe, Lukas, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka
Kartonë të verdhë: Franklin
Tirana dhe Skënderbeu kanë zbritur në Elbasan, në ndeshjen më të rëndësishme për mbijetesën. Takimi ka nisur më shumë me pasime në mesin e fushës, ndërkohë që rastet janë sporadike me Ernest në fillim të takimit për Tiranën dhe Bismark për Skënderbeun.
Në minutën e 14-të është Franklin për Skënderbeun që për pak sa nuk e dërgon topin në kuadrat, por nuk përfiton dot nga gabimi i Tiranës në prapavijë. Në minutët e mëpasme loja luhet në mesfushë, ndërkohë që duhet të vinte e 23-ta minutë që Bismark për pak sa nuk kalon të tijtë në avantazh.
Dy minutat e mëpasme kanë raste të mira për Tiranën, ku Ernest dhe Smaçi për pak sa nuk shënojnë, por njëherë topi përfundon jashtë dhe herën e dytë është shpëtimtar Marko Alia me pritjen e topit.
Është Tiranan që shfaqet e rrezikshme në minutat në vazhdim, teksa Prengaj në minutën e 38-të për pak sa nuk kalon Tiranën në avantazh.
Nuk ka më momente të pastra dhe 45 minutat e para mbyllen me shifrat e bardha 0-0.
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
3’ – Goditje këndi për Tiranën. Topi në zonë dhe Ernest nuk arrin ta dërgojë dot drejt kuadratit.
8’ – Është Liridon Balaj që pas një goditje dënimi kroson drejt shtyllës së dytë, Selmani pret pa probleme.
9’ – Bismark për Skënderbeun, godet diagonalisht, por jashtë.
14’ – Frenklin përfiton nga një gabim i mbrojtjes së Tiranës, gjuan nga jashtë zone, por jashtë.
23’ – Është Bismark që gjuan në zonë me të majtën, por topi përfundon mbi kuadrat.
24’ – Alia bën shpëtimtarin për Skënderbeun. Është Smaçi për Tiranën që godet dhe pas devijimit të Frenklin është Alia që me majën e gishtave e dërgon topin jashtë.
25’ – Goditje këndore për Tiranën. Ernest godet me kokë, topi përufndon mbi tranversë.
38’ – Prengaj për Tiranën i vetëm gjuan diagonal dhe topi “qeth” shtyllën e majtë pingule të Skënderbeut.
Tirana and Skënderbeu took to the field in Elbasan for the most important match for survival. The match started with a lot of passing in the midfield, while chances were sporadic, with Ernest having an early chance for Tirana and Bismark for Skënderbeu. In the 14th minute, it was Frenklin for Skënderbeu who almost put the ball in the net, but he failed to capitalize on a mistake made by Tirana’s defense. In the following minutes, the game was mainly played in midfield, but it wasn’t until the 23rd minute that Bismark almost put Skënderbeu ahead. Two minutes later, Tirana had two good chances where Ernest and Smaçi both came close to scoring, but one time the ball went wide and the other time it was saved by Marko Alia. Tirana looked more dangerous in the following minutes, with Prengaj in the 38th minute almost giving his team the lead. After some more moments of play, the first half ended with a 0-0 scoreline.
“KORÇA BOOM”