E FUNDIT/ Randi Dumfur humbet ndeshjen e radhës, ja arsyeja…
- Korca Boom
- Jan 16
- 1 min read
Tek Skënderbeu duket se një mungesë e dukshme do të jetë në ndeshjen e radhës. Bëhet fjalë për mbrojtësin Randi Dumfur, i cili ka munguar edhe në ndeshjen e Kupës kundër Vorës, dhe kjo ishte e dukshme.
Nga sa është mësuar, futbollisti ka pasur një shqetësim shëndetësor dhe kjo lidhet me kushtet atmosferike. Me sa duket, Randi e ka shumë të vështirë të përballojë rreshjet e borës dhe temperaturat e ulëta që janë në juglindje.
Kujtojmë që para dy sezonesh ai ka pësuar një gjendje të vështirë kur, në një ndeshje kundër Partizanit në Korçë, ka luajtur në kushte bore dhe është shoqëruar për disa ditë në spitalin e qytetit. Vërtet, ka qenë një gjendje e vështirë për të.
Kështu, edhe në këtë periudhë, edhe pse futbollisti nuk është në atë gjendje, duket se është shumë i kujdesshëm për të mos e përsëritur atë situatë. Ka shumë mundësi që ai të mos jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Vllaznisë, gjithnjë nëse kushtet atmosferike do të jenë të ftohta.
Por, nga sa është njoftuar, jug-lindja do të shoqërohet edhe gjatë kësaj jave me kushte të ulta të temperaturave dhe prani të reshjeve të borës.Thus, even in this period, although the player is not in that condition, he seems to be very cautious in order to avoid repeating that situation. There is a high possibility that he will not be available for the match against Vllaznia, always if the atmospheric conditions remain cold.
However, as reported, the southeast will continue to be accompanied by low temperatures and snow showers throughout this week
“KORÇA BOOM”