top of page

E FUNDIT/ Rashica debuton nga formacioni me Metalist 1925, por nuk shënon në fitoren e sotme 5-1

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 23
  • 1 min read

Për herë të parë qysh nga prezantimi me skuadrën e tij të re në Ukrainë, Metalist 1925, Ermir Rashica paraditen e sotme ka luajtur titullar në miqësoren e skuadrës së tij ndaj Revera 1908.

Ekipi i Rashicës ka fituar me rezultatin e thellë 5-1, ku pjesa e parë përfundoi 2-0, ndërkohë që Ermir Rashica nuk arriti të shënonte gol në këtë ndeshje që e nisi si titullar.

Duhet thënë se klubi Metalist 1925 në faqen e vet zyrtare kur ka publikuar formacionin, ka vendosur si foto prezantimi Ermir Rashicën, gjë që tregon se ish-sulmuesi i Skënderbeut po vlerësohet vërtet shumë.

Edhe pse nuk shënoi në ndeshjen e sotme, Rashica ka zhvilluar një ndeshje të mirë, ndërkohë që skuadra e tij ukrainase gjatë këtyre ditëve është duke zhvilluar disa ndeshje testuese.

Suksese në të ardhmen Ermir Rashicës!

For the first time since his introduction to his new team in Ukraine, Metalist 1925, Ermir Rashica played as a starter this morning in a friendly match for his team against Revera 1908.

Rashica’s team won with a resounding 5-1 score, with the first half ending 2-0. However, Ermir Rashica was unable to score in this match, which he started as a starter.

It should be noted that the Metalist 1925 club, on its official website, used a photo of Ermir Rashica for the lineup announcement, indicating that the former Skënderbeu striker is highly valued.

Although he didn’t score in today’s match, Rashica played a good game, while his Ukrainian team is currently playing several test matches.

Wishing success to Ermir Rashica in the future!

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page