E FUNDIT/ Sinjale pozitive nga ata që janë afruar tek Skënderbeu
- Korca Boom
- Feb 5
- 2 min read
Ekipi korçar vazhdon duke zhvilluar stërvitjet e veta në Durrës, kjo pasi ditën e nesërme ata do të ndeshen me ekipin e Dinamos për takimin e Kupës. Një përballje që për korçarët nuk është thjesht një ndeshje kalimtare, por një ndeshje force dhe karakteri.
Por ka edhe më shumë se kaq. Kjo pasi, me të gjitha mundësitë, do të jenë në fushën e lojës futbollistët e afruar nga merkato, si Sabo, Filipe, Ukici dhe Nasr, të cilët do të kenë edhe prezantimin e parë. Tifozët korçarë janë shumë të interesuar të mësojnë diçka më shumë rreth këtyre futbollistëve.
Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, stafi teknik, me Ernest Gjokën në krye, është i kënaqur me paraqitjen e tyre, edhe pse kanë vetëm dy seanca stërvitore me korçarët. Sabo ka lënë një përshtypje të mirë me teknikën dhe forcën në goditje, si dhe ka treguar njohuri mjaft të mira në luftën në ajër.
Ndërkohë, Filipe po surprizon me lojën e tij në krahët e sulmit, ku luan njësoj mirë si në të djathtën ashtu edhe në të majtën, duke treguar se do të jetë një pikë e fortë e këtij ekipi.
But there’s more than that. Given all the possibilities, the new signings from the transfer market, such as Sabo, Filipe, Ukici, and Nasr, will be on the field, and they will also have their first presentation. Korça fans are very interested in learning more about these new players.
From what we have learned, the coaching staff, led by Gjoka, is pleased with their performance, despite having only two training sessions with the team. Sabo has made a good impression with his technique and strength in shots, as well as his solid knowledge of aerial duels. Meanwhile, Filipe is impressing with his play on the wings, excelling equally well on both the right and left sides of the attack, showing that he will be a strong asset for the team.
“KORÇA BOOM”