E FUNDIT/ Volej Meshkuj. Skënderbeu mposhtet nga Tirana, por ruan kreun
- Korca Boom
- Jan 17
- 3 min read
Tirana-Skënderbeu 3-2
(25-22, 18-25, 25-21, 24-26, 15-11)
Ka përfunduar në këto momente në kryeqytet ndeshja e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut me fitoren e bardhebluve 3-2, në një ndeshje maratonë me pesë sete të luajtura. Pavarësisht kësaj humbjeje Skënderbeu kryeson grupin, por barazohet me pikë nga Tirana me 11 pikë dhe duket se Grupi B është i balancuar.
Seti i parë i ndeshjes fillon me barazimin 1-1, ndërkohë që është Tirana që kryeson 4-2, 8-3, 12-8 duke ruajtur avantazhin e pikëve. Më tej shifrat shkojnë në 15-12 edhe pse bardhekuqtë përpiqen të afrohen. Sërish kryeqytetasit kryesojnë 18-15, 21-16 dhe e mbyllin setin e parë 25-22 në favor të tyre duke kryesuar me sete 1-0.
Edhe seti i dytë ka të njëjtën pamje si i pari. 2-2 dhe është Skënderbeu që kryeson 4-7, 6-10 dhe 10-15. Me këtë avantazh djemtë e skuadrës bardhekuqe mundohen të ruajnë avantazhin e krijuar, teksa shifrat shkojnë me rezultat të thellë 14-21 dhe në fund 18-25 për Skënderbeun, duke u barazuar gjendja e seteve në 1-1.
Seti i tretë i ndeshjes fillon po barazim në 3-3 dhe herë kalon Tirana përpara dhe herë Skënderbeu, derisa rezultati shkon në 9-9, 12-12, 14-14, barazime të njëpasnjëshme. 17-17 është rezultati i mëtejshëm dhe Skënderbeu pas këtij momenti lëshon terren dhe është Tirana që fiton në fund të setit 25-21, një set që zgjati 28 minuta. 2-1 me sete për Tiranën.
Seti i katërt i ndeshjes sërish sjell rivalitet në parket, 3-3, 8-8- dhe 15-15 rezultate që duket se flasin për një balancim. Madje deri në fund është sërish barazimi 24-24 dhe u deshën dy pikët e tjera shtesë, ku Skënderbeu i shënon dhe mbyll setin 24-26 dhe sërish barazim me sete, këtë herë 2-2.
Seti i pestë dhe i fundit fillon mirë për Tiranën duke kryesuar 5-1. Skënderbeu përpiqet, por sërish Tirana kryeson 7-3. Skënderbeu përpiqet që të afrohet, madje e ngushton deri në 7-6 dhe barazim i jashtëzakonshëm 7-7, pra 4 pikë radhazi. U duk se Skënderbeu do të kthehej, por sërish Tirana shënon tre pikë radhazi dhe 10-7. Shifrat shkojnë në 13-10 dhe Skëndebeu përpiqet që të mos lëshojë në pikët e fundit, por Tirana ruan avantazhin dhe fiton 15-11 dhe krejt ndeshjen në këtë mënyrë 3-2.
Pavarësisht humbjes Skënderbeu kryeson Grupin B me 11 pikë dhe Tirana në vendin e dytë po me 11 pikë, aq sa ka edhe Skënderbeu.
The Albanian Cup volleyball match for men between Tirana and Skënderbeu has just concluded in the capital, with the white-and-blues (Tirana) securing a 3-2 victory in a marathon match that stretched to five sets. Despite this loss, Skënderbeu remains at the top of the group but is now tied on points with Tirana at 11. Group B appears to be tightly contested.
The first set of the match began with a 1-1 tie, but Tirana quickly gained the upper hand, leading 4-2, 8-3, and 12-8, maintaining a solid point advantage. The score moved to 15-12, despite Skënderbeu’s attempts to close the gap. Tirana continued to lead at 18-15 and 21-16 before closing out the first set with a 25-22 win, taking a 1-0 lead in sets.
The second set unfolded similarly to the first, with the score tied at 2-2 early on. Skënderbeu then took the lead, progressing to 4-7, 6-10, and 10-15. The white-and-reds managed to maintain their advantage, extending it to a commanding 14-21 and ultimately securing the set 18-25, leveling the match at 1-1 in sets.
“KORÇA BOOM”