top of page

E gjithë vëmendja në Korçë, luhet edhe në Laç e Lushnjë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 30, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/50197e24-d230-464a-8ed8-edba84272d06-2.jpeg

Superiorja ditën e sotme do të zbresë në fushë. Ekipet do të përballen mes tyre për llogaritë e javës së 11-të të kampionatit.

Duele mjaft interesante janë në program, teksa do të luhen 3 takime. Gjithçka do të ngre siparin e kësaj jave me sfidën mes Laçit dhe Egnatias, takim që do të luhet në Kurbin në orëm 14:00.

Paralelisht  do të luhen paralelisht Klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë. Kjo sfidë do të luhet në “Roza Haxhiu” të Lushnjës dhe që merr vëmendjen kryesore të tifozëve ditën e sotme.

Ndërkohë dueli interesant i Korçës mes Skënderbeut dhe Partizanit do të luhet në orën 17:00. Gjithë vëmendja e tifozëve do të jetë tek këto dy sfida, të cilat do të tregojnë shumë për objektivat e skuadrave.

Java 11

SOT 30.10.2024

Ora 14:00 Laçi-Egnatia

Ora 14:00 Tirana-Vllaznia

Ora 17:00 Skënderbeu-Partizani

NESËR 31.10.2024

Ora 17:00 Dinamo-Bylis

Ora 17:00 Teuta-Elbasani

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page