top of page

Edhe 15-të minuta lojë Skënderbeu-Partizani. Ja çfarë ka ndodhur!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 30, 2024
  • 3 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/3-66.jpg

Skënderbeu-Partizani  0-1

Shënues: Bintsouka 15’

Skënderbeu: Alia, Vaskez, Rabiu, Merlim (Tare , Krasniqi, Rashica, Randi, Vangjeli, Çuçka, Zenullari, Tayo. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Partizani: Qirko, Janjeva, Ismaili, Keko, Kote, Preka, Bintsuoka, Buxhelaj, Taipi, Sembene, Mba (Cara . Trajner: Aleksandër Veselinoviç

Kartonë të verdhë: Bismark (në stol), Krasniqi / Janjeva

Skënderbeu-Partizani fillon me një atmosferë vërtet të bukur në shkallët e stadiumit, kjo falë “ujqërve” që kanë qenë më të shumtë në numër, madje të vendosur në tribunën C në cepin e kësaj tribune.

Minutat e para janë më shumë një njohje në fushë pa raste, ndërkohë në minutën e 5-të është Rashica që bën zbritjen e parë teksa kalon dy lojtarë të kuq, gjuan dhe vetëm devijimi i topit bën që topi të mos shkojë në kuadratin e portës së Partizanit.

Në të 7-ën minutë janë korçarët që kanë një rast të pastër, por potieri Qirko bën heroin me grushtimin e topit duke mos lejuar që sfera të përfundojë në kuadrat.

Goli i parë do të vinte nga Partizani, teksa pas një krosi nga e majta e sulmit mbrojtja harron zbuluar Bintsouka që gjuan me kokë dhe 0-1 për Partizanin.

Minutat e mëpasme janë të qeta pa raste dhe 30 minutat e para mbajnë rezultatin 0-1 për Partizanin. Skënderbeu përpiqet në momente të caktuara, por duket se të kuqtë bëjnë presing që në gjysmëfushën e Skënderbeut dhe nuk i lejojnë bardhekuqtë që të shkojnë në zonën e 16 metërshit.

Skënderbeu në këtë pjesë të parë zbret shumë pak dhe rastet mungojnë. Në të 39-ën minutë një aksion model për Skënderbeun, por gjuajtja e Tayo përfundon mbi traversën e Qirkos.

Preka në të 42-ën minutë tenton të befasojë me një gjuajtje ballore, por pret portieri Marko Alia.

Rashica ka një rast të pastër barazimi në minutën e 43-të por është Qirko që e ndal dhe shpëton Partizanin nga pësimi i golit.

Me këtë rast mbyllet edhe pjesa e parë me avantazhin 0-1 të Partizanit.

Pjesa e dytë nis pa ndërrime nga të dy stafet, ndërkohë që 10-të minutat e para të pjesës së dytë janë të qeta, pa raste edhe pse Skënderbeu bën presion tre minutat e para, sërish qëndron larg zonës së 16-të metërshit. Rasti i parë i pjesës së dytë do të vinte në minutën e 58-të teksa Çuçka merr një asis nga Tayo, por nuk kordiohet ashtu si duhet dhe nuk e dërgon dot topin në kuadrat.

Rasti më i mirë për Skënderbeun është në minutën e 70-të atje ku Rashica humbet një rast ideal, del përballë Qirkos dhe nuk arrin ta dërgojë në kuadrat. Pengohet Rashica dhe lojtarët kërkojnë 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Hamiti.

Minutat dhe rastet e pjesës së parë

7’ – Çuçka në rastin e parë të pastër për Skënderbeun gjuan me kokë dhe është portieri Qirko që bën heroin duke e grushtuar topin në këndore.

15’ – Bintsouka përfiton në zonën e Skënderbeut pas një gabimi të mbrojtjes bardhekuqe gjuan me kokë dhe 0-1 për Partizanin.

39’ – Më së fundi vjen një rast për Skënderbeun. Topi kthehet nga zona e Partizanin, Tayo vjen me shpejtësi gjuan por mbi tranversën e Qirkos. Shpëton porta e kuqe.

43’ – Rashica ka një rast të pastër, por Partizani ka heroin Qirko që nuk lejon të preket rrjeta, duke ndalur një gol të sigurtë.

Minutat dhe rastet e pjesës së dytë

58’ – Çuçka ka një rast të pastër shënimi pasi Tayo i shërben me gjoks por gjuajtja e tij është e gabuar në një mundësi kaq të mirë reziku për portën e Partizanit.

70-të – Rashica ka një rast të artë shënimi, por nuk arrin të kalojë me trajektoren përballë Qirkos. Pengohet Rashica por gjyqtari Hamiti nuk shkon as në VAR të shikojë rastin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page