top of page

Edhe pse Gvozdenoviç jep vlerësime të mira humbja i ngelet …

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 31, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/2-81.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/te-rinjte-partizani.jpg

Ekipi i Skënderbeut kundër Partizanit ka luajtur me mungesa të shumta, kjo e parë dhe e pranuar, por edhe pse u shpresua dhe u pranua se zëvendësuesit mund të bënin diçka më shumë nuk ka ndodhur.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç pas ndeshjes ka dhënë nota pozitive për disa nga të rinjtë që u aktivizuan si titullarë në këtë ndeshje ku sipas tij: ”Tayo dhe Çuçka luajtën mirë edhe pse ishin si titullarë për herë të parë”.

Është normale që me kaq mungesa dhe aq shumë ndryshime të ndihej në çdo drejtim, pasi në mënyrë të veçantë mungesa e Bismarkut ishte e ndjeshme në sulm. Tayo realisht është munduar shumë por jo në ato nivele si ai që zëvendësoi, ku edhe në mësfushë u ndje shumë mungesa e Janaqit ashtu si edhe e Nikajt dhe e Prençit dhe të tjerëve.

Megjithatë ka edhe futbollistë që dhanë më të mirën në fushë, ku natyrisht Randi dhe Rabiu vazhdojnë të jenë pika të forta të ekipit. Gjithsesi me këtë kontigjent do të vazhdohet edhe për ndeshjen e radhës, por me disa rikthime.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page