top of page

EKSKLUZIVE/ Ja formacioni i Skënderbeut sot ndaj Tiranës!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 16
  • 2 min read

Sot në orën 16:30 Tirana-Skënderbeu do të jetë përballja e mbijetesës për të dy skuadrat dhe një nga ndeshjet më të rëndësishme të bardhekuqve, pasi pikët në këtë moment janë jetike. Tirana vjen në këtë ndeshje me 9 mungesa, pra thuajse e “sakatosur”, ndërkohë që Skënderbeu ka si objektiv vetëm fitoren edhe pse luhet në transfertë.

Në orën 16:30 në Elbasan Skënderbeu pritet të zbresë me një formacion me ndryshime, pasi përveç disa mungesave në prapavijë, shtohet edhe Ermir Rashica që i ka dhënë lamtumirën Skënderbeut dy ditë më parë.

Sjellim në këto momente formacionin që do të zbresë në fushën e lojës, teksa edhe sot në portë do të jetë Marko Alia, futbollisti i vetëm që në 25-së javë ka 25 aktivizime.

Në mbrojtje, në qendër të saj do të kemi kapitenin Elvis Prençi, që do të ketë në krah Randin, një dyshe që garanton shumë. Në krahët e prapavijës do të shikojmë në të majtë Klevis Shaqe dhe në të djathtë Albi Doka, që sot do të jetë ndaj ish-skuadrës së tij.

Në mesin e fushës, Mario Rabiu do të jetë në rolin e shkatërruesit, ndërkohë që përpara tij do të shikojmë dyshen Estrela dhe Franklin Kamleu.

Në vijën e parë të sulmit, sot Bismark është në majë, ndërkohë që në njërin krah do të jetë Liridon Balaj dhe braziliani Luquinhas.  

Ky është 11-shi që sot Skënderbeu do të zbresë në fushë përballë Tiranës, në një përballje plot emocione dhe me objektivin e vetëm të Skënderbeut, fitoren.

Today at 16:30, Tirana-Skënderbeu will be a survival match for both teams and one of the most important games for the white-and-reds, as the points at this moment are vital. Tirana comes into this match with 9 absences, practically “crippled,” while Skënderbeu’s only objective is a victory, even though they are playing away.

At 16:30 in Elbasan, Skënderbeu is expected to take the field with a changed lineup, as in addition to some absences in defense, Ermir Rashica, who bid farewell to Skënderbeu two days ago, will also be missing.

Here is the lineup that will take the field, with Marko Alia remaining in goal, the only player who has been active in all 25 rounds of the season.

In defense, at the center, we will have captain Elvis Prençi, who will be paired with Randin, a duo that guarantees a lot. On the flanks of defense, on the left we’ll see Klevis Shaqe and on the right Albi Doka, who will play against his former team today.

In the midfield, Mario Rabiu will take the role of the destroyer, while in front of him will be the duo of Estrela and Franklin Kamleu.

On the frontline, Bismark will play at the tip, while on one wing will be Liridon Balaj and Brazilian Luquinhas.

This is the lineup that Skënderbeu will field today against Tirana, in a match full of emotions with only one objective for Skënderbeu: victory.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page