top of page

EKSKLUZIVE/ Shitet edhe Mario Rabiu! Skënderbeu mbush arkën…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 30
  • 2 min read

Është pikërisht portali “Korça Boom” që zbulon në këto momente një tjetër lajm që lidhet me merkaton e Skënderbeut dhe pikërisht merkaton në dalje. Mario Rabiu është shitur nga ana e klubit bardhekuq dhe nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut në vazhdim.

Pas Ermir Rashicës vjen edhe kjo shitje që duket se do të jetë e fundit në këtë merkato dimri dhe të njëjtat burime që konfirmojnë këtë shitje bëjnë me dije se destinacioni i shitjes është në Kazakistan ose Azerbaxhan. Mbetet që të zbulohen detajet e kësaj shitjeje, por gjithçka është e mbyllur dhe pritet që klubi të dalë në një konfirmin zyrtar për të zyrtarizuar ekipin me të cilin ka firmosur Mario Rabiu. Sipas transfermarkt Rabiu vlente 300 mijë euro, por sigurisht që pretendohet që klubi ta ketë shitur më shtrenjtë.

Aq më tepër nuk dihet dhe shuma që do të përfundojë në arkën e klubit “Skënderbeu”, por flitet se është një shumë e majme që do të fuqizojë edhe më shumë klubin që pret në orët e fundit të merkatos të afrojë edhe e pakta dy lojtarë të tjerë.

Në vendin e tij tashmë do të shikojmë Paulo Estrelën, portugezin që erdhi në merkaton dimërore dhe  duket se klubi ka punuar me plan, pasi e ka gjetur zëvendësuesin.

Nigeriani Mario Rabiu kujtojmë që është rritur në Itali dhe ka luajtur atje me ekipe të tilla si Modena, Grosete, Viterbese dhe më 1 korrik të vitit 2023 u bë pjesë e Skënderbeut. Me bardhekuqtë ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe një lojtar shumë i rëndësishëm, teksa këtë sezon është aktivizuar 20 ndeshje me 1779 minuta aktivizimi dhe me një gol të shënuar.

Detajet e shitjes së Mario Rabiut në Kazakistan apo Azerbaxhan pritet t’i zbulojë vetë klubi në orët në vazhdim.

I urojmë suksese Mario Rabiut!

It is precisely the portal “Korça Boom” that is now revealing another piece of news related to Skënderbeu’s transfer market, specifically regarding an outgoing transfer. Mario Rabiu has been sold by the white-and-red club and will no longer be part of Skënderbeu moving forward.

Following the departure of Ermir Rashica, this sale appears to be the last one of the summer transfer window. Sources confirming the transfer indicate that Rabiu’s destination is either Kazakhstan or Azerbaijan. While the details of the sale are yet to be disclosed, everything is reportedly finalized, and the club is expected to make an official announcement soon to confirm the team that has signed Mario Rabiu.

According to Transfermarkt, Rabiu was valued at €300,000, but it is believed that the club managed to sell him for a higher amount. Moreover, the exact sum that will be added to Skënderbeu’s coffers remains unknown, but it is rumored to be a significant figure that will further strengthen the club. In the final hours of the transfer window, Skënderbeu is expected to bring in at least two more players.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page