top of page

EKSKLUZIVE/ Veteranët e Skënderbeut në turneun e Fierit. Super aktivitet për bardhekuqtë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 30, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/Untitled-1.jpg

Portali ynë “Korça Boom” zbulon në këto momente një super aktivitet që do të zhvillohet thuajse një muaj më vonë.

Për festat e 28-29 nëntorit do të jenë veteranët e Skënderbeut, ata që do të zbresin në fushë, por ishim mësuar ti shikonim në Korçë ndërkohë që aktiviteti do të zhvillohet në qytetin e Fierit.

Një ftesë e mbërritur në qytetin juglindor nga fierakët ka bërë që Skënderbeu të mendojë për një turne vërtet të madh dhe cilësor me emra të mëdhenj futbolli.

Është trajneri Daniel Jano pjesë e Akademisë së klubit “Skënderbeu” që zbulon detajet për këtë turne dhe është po ai që po meret me organizimin e turneut, që do të jetë padisktim nga më të veçantët.

Më 28-29 nëntor 2024, pra për festat e nëntorit Skënderbeu i veteranëve do të jetë përballë Apolinisë vendase, Elbasanit, ekipit kosovar të Prizrenit dhe Kombëtares së Shqipërisë zona e Tiranës. Pra një sërë skuadrash shumë cilësore me emra të mëdhenj dhe të paharruar, ndërkohë që mësohet se nuk do të mungojnë me fanelën e Skënderbeut, as emrat e medhenj si Gjergji Ballço, Dhimitraq Xhambazi, Gjergji Avramushi dhe shumë të tjerë, pa thënë edhe emrat e tjerë të një brezi më të ri që shikoni edhe në foton e mëposhtme.

Sigurisht që duhet ndihmë financiare dhe organizatorët po përpiqen që të sigurojnë të sigurojnë të gjitha për të qenë prezentë në këtë turne fantastik dhe kaq shumë të veçantë. Detaje të tjera do të sjellim në ditët në vazhdim.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page