top of page

EKSKLUZIVE/ Zbuloni formacionin e Skënderbeut sot ndaj Partizanit!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 30, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/456280409_18345222814189503_7112434765895131209_n-1.jpg

Me 6 mungesa stafi teknik i Skënderbeut ka vendosur për 11-shen që do të zbresë sot në orën 17:00 në fushë ndaj Partizanit. Një ndeshje shumë e rëndësishme për bardhekuqtë, ndërkohë që ata që do të jenë sot në fushë do të luftojnë vetëm për 3 pikë, duke pasur edhe mbështetjen e madhe të tifozërisë që do të jetë e shumtë sot në stadiumin “Skënderbeu”. Është portali “Korça Boom” që zbulon në këto momente edhe formacionin e sotëm.

Në portë nuk ka dyshim që do të jetë Marko Alia.

Në mbrojtje pavarësisht mungesave të shumta do të kemi këtë katërshe. Randi Dumfor, Kosta Vangjeli, Luko Vaskez dhe Ergi Zenullari, teksa Vangjeli dhe Zenullari janë nga krahët dhe Randi e Vaskez në qendër.

Në mesin e fushës, Mario Rabiu do të jetë sërish në rolin e shkatëruesit, ndërkohë që përpara tij do do të kemi dyshen Juri Merlim dhe Erolind Krasniqi.

Në sulm vetëm Ermir Rashica ishte sulmuesi që dihej, ndërkohë që zbulohet se do të ketë edhe dyshen tjetër Foti Çuçka dhe nigeriani Tayo Abiodoun.

Ky është 11-shi i sotëm që do të zbresë në fushë ndaj Partizanit një formacion me 11-të Ujqër dhe që besohet dhe shpresohet shumë që Skënderbeu sot të shënojë një fitore që është shumë e rëndësishme në këtë moment.

Suksese Skënderbe!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page