Emigranti shqiptar që sfidon gjigandët e Inteligjencës Artificiale
- Korca Boom
- Feb 7
- 1 min read
Është një nga historitë më të pabesueshme të ekosistemit të startup-eve italiane… aq sa duket e vështirë për t’u besuar. iGenius është një startup italian i inteligjencës artificiale. Në krye të saj është djaloshi shqiptar Uljan Sharka, i cili emigroi në Itali në vitin 2008. Drejt ëndrrës për një jetë më të mirë, si dhe studimeve autodidakte në informatikë, ai shfaqet në rrjetet sociale dhe media si një nga figurat më premtuese për sa i përket Inteligjencës Artificiale.
Vitin e kaluar, ata njoftuan një investim të paprecedentë në historinë e Italisë: 650 milionë dollarë me një vlerësim që do tejkalojë 1 miliard dollarë. Një muaj më parë, ata zbuluan se do të ndërtojnë me Nvidia një nga superkompjuterët më të fuqishëm në botë, në Jug të Italisë. Nvidia është një prej kompanive amerikane lider në fushën e informatikës, me qëndër në Kaliforni. A do arrije ai, të tejkalojë suksesin e Mira Muratit? A kanë me të vërtetë shpresë kundër kompanive si OpenAI, DeepSeek? Ne i urojmë suksese.
Last year, they announced an unprecedented investment in Italy’s history: $650 million with a valuation that will surpass $1 billion. A month ago, they revealed they would build one of the world’s most powerful supercomputers in the South of Italy, in collaboration with Nvidia. Nvidia is one of the leading American companies in the field of computing, based in California.
Will he manage to surpass the success of Mira Murati? Do they really stand a chance against companies like OpenAI, DeepMind? We wish them success.
“KORÇA BOOM”