top of page

Eni Zake figurë e spikatur në politikën e qarkut të Korçës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 14
  • 1 min read

Prezantimi i Niko Peleshit për Eni Zake:

PREZANTIMI I KANDIDATËVE PËR DEPUTETË TË QARKUT TË KORÇËS / LISTA E HAPUR

(Sipas rendit të kundërt alfabetik: ZH-A)

Eni Zake është një figurë e spikatur në politikën e qarkut të Korçës, me një përkushtim të palëkundur ndaj qytetarëve që përfaqëson. E lindur më 12 shkurt 1981 në Korçë, ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në fushën e ekonomisë.

Si deputete, Eni ka qenë gjithnjë pranë studentëve, të rinjve, grave dhe vajzave duke u angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe për fuqizimin e zërit të tyre në shoqëri. Në rolin e saj si sekretare e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ajo ka treguar profesionalizëm dhe përkushtim duke qenë një zë i rëndësishëm në debatet parlamentare.

Me punën dhe angazhimin e saj, ajo ka fituar besimin e qytetarëve dhe pa dyshim e meriton të vazhdojë këtë rrugëtim për t’u shërbyer më mirë atyre.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page