Erdhi me “bujë” tek Devolli, largohet sulmuesi
- Korca Boom
- Jan 22
- 2 min read
Para dy ditësh, në kuadër të merkatos, tek ekipi i Devollit u afrua sulmuesi nga Kameruni, Nyam Apamon, por duket se ai nuk do të veshë fanellën e liqenorëve, edhe pse erdhi me një “bujë” të madhe nga menaxherët që e afruan.
Megjithatë, para dy ditësh, devollinjtë zhvilluan një miqësore me ekipin e Lamiqit për t’u njohur me futbollistët e afruar, dhe nga ajo që u pa në fushën e lojës, futbollisti nuk ishte në ato nivele që pritej.
Edhe pse shënoi një gol në këtë takim, kjo nuk e ka bindur për të mbetur në grupin e Devollit. Nga sa është mësuar, futbollisti nuk dha asgjë të veçantë në këtë ndeshje dhe nuk kishte një nivel të lartë, kjo ndoshta për shkak se nuk ishte në formën më të mirë fizike pasi kishte disa muaj që ishte pa ekip.
Kështu që, shumë shpejt, devollinjtë do të jenë aktivë në merkato për të gjetur lojtarin e duhur në këtë repart, por gjithmonë në rast se bëhet diferencë, pasi në ekip nuk ka krizë sulmuesish, kjo edhe për faktin se së fundmi është afruar edhe Topllari, një sulmues me shumë përvojë dhe aftësi të mira.
Although he scored a goal in this match, it did not convince the coaching staff for him to remain in the group. From what has been learned, the player did not show anything special in the match and was not at a high level, possibly due to the fact that he had been without a team for several months and was not in optimal physical condition.
Thus, very soon, Devolli will be active in the transfer market to find the right player for this position, but only if there is a clear difference, as there is no crisis in the striker position at the moment. This is also because recently, another striker, Topallari, has been signed, a player with a lot of experience and good abilities.
“KORÇA BOOM”