top of page

Ermir Rashica shfaq hapur ambicien e tij ndaj Vllaznisë

  • Jan 17, 2025
  • 2 min read

Nëse ka një futbollist që tashmë spikat tek korçarët, ai është sulmuesi Ermir Rashica, i cili me fanelën e Skënderbeut ka arritur gjithçka që i duhet një futbollisti në karrierë. Korçarët janë përgatitur për ndeshjen me Vllazninë, një ndeshje për të cilën kërkohet të merret maksimumi.

Ermir Rashica, i pyetur për pritshmëritë e tij, ka deklaruar: “Në ndeshjen me Vllazninë jemi të gjithë të fokusuar dhe do të hyjmë në fushën e lojës vetëm për fitore. Grupi është shumë më i motivuar dhe kemi mbi të gjitha një besim shumë të madh se do të rikthehemi te fitorja në këtë ndeshje.”

Rashica kryeson listën e golashënuesve tek korçarët me shtatë gola dhe realisht është në garë për të qenë shënuesi më i mirë i Superligës. Për këtë arsye, ai ka thënë: “Po, sigurisht që më pëlqen fakti që jam golashënuesi më i mirë, por më shumë dua të shënoj për ekipin dhe ta ndihmoj atë.”

Nga ana tjetër, Vllaznia ka një lojtar që udhëheq me gola, bëhet fjalë për Balajn. Pikërisht kjo dyshe interesante do të jetë në Korçë, ku do të shikohet kush do të shënojë dhe kush do të fitojë. Kjo është për tu parë të dielën.

Ermir Rashica, when asked about his expectations, stated: “In the match against Vllaznia, we are all fully focused and will step onto the field only for victory. The group is more motivated and, above all, we have a strong belief that we will return to winning ways in this match.”

[quads id=7]

Rashica leads the scoring list for Korça with seven goals and is realistically in the race to be the top scorer of the Superliga. Regarding this, he declared: “Yes, of course, I enjoy being the top scorer, but I care more about scoring for the team and helping it.”

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page