top of page

FC Helzag humbet miqësoren me grekët e Apolonia FC Athina

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 5
  • 1 min read

Updated: Apr 6

FC Helzag - Apolonia FC Athina 0-2

 

Ka përfunduar me fitoren e miqve nga Greqia 2-0, ndeshja e sotme miqësore e luajtur në stadiumin “Skënderbeu”, një test që në fakt mund të cilësohet ndërkombëtar dhe me shumë vlera për të dy skuadrat.


Kampionia në fuqi e FC Helzag edhe pse u mposht në këtë miqësore, tregoi një lojë të kënaqshme, përballë një kundërshtari me potencial dhe që luan rregullisht në kampioantin grek në ligën përkatëse.



Ka qenë vetë klubi FC Helzag që nëpërmjet një postimin në faqen e vet zyrtare, shkruan:


“Një ndeshje miqësore me ritëm të lartë, ku pavarësisht rezultatit, për ne ishte një mundësi e shkëlqyer për të rikuperuar ritmin pas pushimit dhe për të testuar energjinë e skuadrës sonë kampione.


Urime ekipit mik për paraqitjen dhe frymën sportive!


Ne vazhdojmë përpara - me më shumë përkushtim, punë dhe dëshirë për të përmirësuar çdo aspekt të lojës sonë!”



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page