top of page

FC Helzag sot miqësore me grekët e Apolonia FC Athina!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 5
  • 1 min read

Updated: Apr 5

FC Helzag do të rikthehet edhe njëherë në fushë. kampionati në fuqi e Sunday League tashmë pas një periudhe pushimi do të rikthehet me një ndeshje testuese, teksa do të presë në stadiumin “Skënderbeu” skuadrën greke nga Athina, Apolonia FC.


Këtë njoftim e ka dhënë së fundi vetë klubi FC Helzag, teksa shkruan:


“Pas triumfit në kampionatin amator, ku FC Helzag u shpall kampion, është koha të rikthehemi në fushë!


Nesër, më 5 Prill 2025, ora 15:00, në stadiumin “Skënderbeu”, zhvillojmë një ndeshje miqësore ndaj ekipit të diasporës Apolonia FC Athina, që garon në ligat greke.


Pas një pushimi të gjatë, kjo sfidë shënon rikthimin tonë në fushë, një përballje që premton futboll cilësor, pasion dhe vlera të përbashkëta mes dy skuadrave.


Ju mirëpresim!!!”



 “KORÇA BOOM”





 
 
bottom of page