Federata e Futbollit mirëpret mbledhjen e UEFA-s për Qëndrueshmërinë Mjedisore & Përgjegjësinë Sociale (SES)
- Korca Boom
- Oct 22, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/SES-Meeting_WEB.jpg
Federata e Futbollit do të mirëpresë për herë të parë në stadiumin “Air Albania” mbledhjen e radhës së UEFA-s për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Përgjegjësinë Sociale (SES Community) në datat 28-30 tetor.
Në këtë mbledhje do të marrin pjesë përfaqësues të 55 federatave që janë të angazhuar në hartimin dhe implementimin e strategjisë së përgjegjësisë sociale, me në krye Michele Uva-n, i cili është Drejtori i UEFA-s për Qëndrueshmërinë Sociale dhe Mjedisore.
Në këtë mbledhje do të diskutohet mbi planifikimin, aplikimin dhe raportimin e strategjisë së përgjegjësisë sociale të federatave, duke ofruar praktika specifike dhe asistencë mbi mbarëvajtjen e procesit.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”