top of page

Festë braziliane sot te Skënderbeu/ Marko Ramos feston 26-vjetorin si bardhekuq!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 4
  • 2 min read

Marko Ramos braziliani i bardhekuqve sot ka pasur një ditë të veçantë. Pikërisht më 3 mars 2025, mbrojtësi mbush 26 vjeç dhe urimet për të kanë qenë të shumta gjatë ditës së sotme.

Futbollisti që gjatë karierës së tij më parë ka luajtur me Egnatian, Burrelin dhe i ardhur nga kampionati brazilian ka ditëlindjen e dytë që e feston me fanelën e Skënderbeut. I ndodhur në grumbullim me skuadrën sigurisht që urimet e shumta kanë ardhur nga pjesa e stafit dhe futbollistëve, pra shokët e skuadrës që e kanë uruar brazilianin.

Kujtojmë që këtë sezon Marko Ramos ka luajtur 12 ndeshje me Skënderbeun dhe është ndërshkuar me 4 kartonë të verdhë. Është një futbollist që sigurisht ka dhënë më të mirën me fanelën bardhekuqe dhe jo më kot edhe urimet për të në këtë ditë të veçantë janë të shumta.

Edhe stafi i portalit tonë “Korça Boom” e uron Markon: Edhe 100 Ramos dhe shumë suksese me fanelën bardhekuqe!

Marko Ramos, the Brazilian of the white-and-reds, had a special day today. On March 3, 2025, the defender turns 26 years old, and throughout the day, he has received numerous birthday wishes.

The footballer, who previously played for Egnatia and Burreli and arrived from the Brazilian championship, is celebrating his second birthday wearing the Skënderbeu jersey. While in training camp with the team, he has received many well-wishes from the staff and his teammates, who congratulated the Brazilian.

This season, Marko Ramos has played 12 matches for Skënderbeu and has received 4 yellow cards. He is a player who has undoubtedly given his best for the white-and-red jersey, and it is no surprise that he has received so many well-wishes on this special day.

The team at our portal, “Korça Boom,” also wishes Marko: Happy 100th, Ramos, and much success with the white-and-red jersey!

 “KORÇA BOOM”

bottom of page