Fitorja që rikthen buzëqeshjen tek korçarët
- Korca Boom
- Jan 25
- 1 min read
Skënderbeu po sheh dritë në fund të tunelit. Më në fund korçarët po buzëqeshin, kjo falë asaj fitoreje kundër ekipit të Teutës në Korçë. Një ndeshje dramatike, me emocion deri në momentet e fundit.
Fitorja ka vlera për korçarët, pasi ata e fituan me përmbysje. Së pari ka shënuar Lloci për Teutën pas një topi të ngjeshur në zonë dhe më pas Bismark ka shënuar nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë, dyshja Nikaj-Rashica ka prodhuar atë gol të shpresës së madhe. E themi kështu, pasi me këto tre pikë, korçarët janë në rrugën e shpresës.
Fitorja e munguar për një kohë të gjatë tani ka ardhur dhe ekipi po tregon se ka forcë dhe potencial për të bërë mirë edhe në vazhdim. Një betejë e fituar, një finale e marrë, por tani duhet një rrugë e gjatë për të fituar të gjithë luftën me emrin mbijetesë.
The victory holds great value for the people of Korça, as they achieved it with a comeback. First, Lloci scored for Teuta after a scrappy ball in the box, and later, Bismark converted from the penalty spot. In the second half, the duo Nikaj-Rashica produced the goal of great hope. We say this because with these three points, the people of Korça are on the path of hope.
The long-awaited victory has finally arrived, and the team is showing that they have strength and potential to do well in the future as well. A battle won, a final taken, but now a long road ahead to win the entire fight with the name of survival.
“KORÇA BOOM”