Flet specialisti Hektor Kapllani:Ky Skënderbe ka mundësinë e marrjes së...
- Korca Boom
- Apr 2
- 1 min read
“Ekipi i sezonit të këtij viti, nën drejtimin e trajnerit Gjoka, ka mundësinë të marrë mbi vete më shumë përgjegjësi. Them këtë pasi shikoj ndryshime në lojë dhe mentalitet. Kjo më bën të shpresoj shumë se ky ekip do t’ia dalë për të mos rënë nga Superliga.”
Këto janë fjalët e trajnerit dhe specialistit të futbollit Hektor Kapllani, kur u pyet mbi ekipin e Skënderbeut.
Hektor Kapllani analizon edhe disa aspekte të lojës, ku veçanërisht veçon sulmuesin Nasr, kur vazhdon se: "Ka qenë Nasr, i cili ka zgjedhur situatat e lojës në fitoren kundër Dinamos, një futbollist me klas dhe një teknikë shumë të mirë. Them se pas largimit të Rashicës, kemi bërë zgjedhjen më të mirë për ekipin me afrimin e këtij futbollisti."
Ai, gjithashtu analizon edhe lojën në mbrojtje të Skënderbeut, ku sipas Kapllanit: "Po vazhdohet të bëhen gabime në mbrojtje dhe duhet që gjithashtu ekipi të jetë më i kujdesshëm në këtë drejtim, si dhe ndonjë futbollist i këtij reparti. Mendoj se atje, Gjoka duhet të punojë më fort."
Duket qartë se edhe specialistët kanë jo vetëm dëshirën, por argumentojnë se ky ekip do të mund të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm në superligë, dhe për këtë, është kontingjenti i duhur për të dhënë më të mirën e mundshme.
"KORÇA BOOM"
