top of page

“Fluturon” Skënderbeu, në vendin e 6-të në superligë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 6
  • 1 min read

Mjaftoi një fitore pasditen e sotme ndaj Laçit që Skënderbeu të ngjitet si më “katapult” në tabelën e klasifikimit. Një trepikësh i madh ky ndaj kurbinasve, bëri që bardhekuqtë të lenë vendet e fundit dhe tashmë e shikojnë veten në mesin e artë të tabelës së klasifikimit.


36 pikë në 33 javë të luajtura për këtë Skënderbeu dhe një vend i 6-të në tabelën e klasifikimit, bëri që të gjithë fanatikët të mos besonin që Skënderbeu në këto javë të fundit të bënte mrekullinë.


Pas Skënderbeut në renditje është Bylisi me po 36 pikë, ndërkohë që Teuta ka 34 pikë, Laçi 33 pikë dhe Tirana 32 pikë.


Tashmë Skënderbeu është shumë pranë shpëtimit nga rënia prej superligës dhe ndoshta një fitore me Tiranën javës tjetër do të mbyllte llogritë, por që të presim dhe të shohim janë edhe tre javë të tjera për tu luajtur.


Kjo fitore e sotme, ishte si “qershia mbi tortë” dhe Skënderbeu në këtë fazë të katërt me plot gojë po bën Skënderbeun që të gjithë e prisnin qysh në fillim.


Suksese “Ujqër”!


 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page