top of page

Formacioni i korçarëve, pak i “freskuar” / Ja me cilët…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 6
  • 2 min read

Ekipi i Skënderbeut ka përfunduar dje stërvitjet e tij në kuadër të ndeshjes kundër Dinamos. Korçarët janë në Durrës që pas ndeshjes së javës së kaluar dhe trajneri Gjoka tashmë ka një formacion që do të jetë në këtë ndeshje me disa ndryshime.

Ndryshimet nuk do të jenë shumë të mëdha, të paktën kjo është ajo që është mësuar. Ajo që bën diferencën lidhet me faktin se nga minuta e parë do të jenë dy futbollistë të afruar nga merkatoja e ditëve të fundit dhe njëkohësisht në fushë do të jenë edhe Merlin dhe Janaqi.

Pra, një formacion miks nga ndeshja e kaluar kundër Dinamos në kampionat, një formacion që është për të qenë fitues në kupë, por edhe për të përgatitur një ekip për kampionatin, kjo do të shihet. Kjo ndeshje kupe do t’u shërbejë shumë korçarëve edhe për konsolidimin e ekipit.

Nga futbollistët e afruar, Gjoka duket se është i kënaqur me këtë dhe e ka pranuar edhe brenda grupit të tij të ngushtë, kur ka bërë përzgjedhjen për dy futbollistë. Por edhe të tjerët janë tashmë në pankinë dhe nga momenti në moment, ose ndeshja në ndeshje, mund të ketë edhe aktivizimin e futbollistëve të merkatos.

So, it will be a mixed lineup from the previous match against Dinamo in the league, a lineup aimed at winning in the cup, but also preparing a team for the championship; this remains to be seen. This cup match will also serve to consolidate the team for the Korçars.

As for the newly signed players, Gjoka seems satisfied with them, and this has been acknowledged within his close group when he made the selection for two players. However, others are already on the bench, and from moment to moment, or match to match, there may be the activation of players from the transfer market.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page