top of page

FSHF vendos për arbitrat e Korçës/ Ja kush gjykon Skënderbeu-Elbasani!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 20, 2024
  • 1 min read

Skënderbeu dhe Elbasani do të përballen ditën e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Superiores, sfidë që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës e që nis në orën 16:30.

Tashmë FSHF ka vendosur edhe për arbitrat që do të gjykojnë në këtë sfidë. Dorjan Maletaj do të jetë në rolin e gjyqtarit kryesor, ndërsa asistentët e tij do të jenë Alfred Shkreta dhe Rejdi Zajimi.

Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Kreshnik Cjapi. Ndërsa nga dhoma e VAR në ndihmë të Maletajt do të vijnë Olsid Ferataj dhe asistenti i tij, Ilir Trataraj.

Arbitër kryesor: Dorjan Maletaj

Asistent 1: Alfred Shkreta

Asistent 2: Rejdi Zajimi

Arbitër i 4: Kreshnik Cjapi

Var: Olsid Ferataj

Avar: Ilir Tartaraj

Skënderbeu and Elbasani will face off today to play the match valid for the 19th week of the Superiore. The match, which will take place at the Korçë stadium, starts at 16:30.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page